Kosova pret mysafir nderi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ka plot 31 vjet prej se një president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vizituar Ballkanin, deri më sot ku Presidenti aktual i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, do të mbërrijë në Kosovë për të vizituar anëtarin më të ri të familjes olimpike ndërkombëtare.
Kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani në një konferencë për media, tha se vizita e presidentit Bah, është vizita më e rëndësishme që i është bërë vendit tonë dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Presidenti Bah rreth orës 16:00, pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa rreth orës 16:30, ai do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës.
Në ora 17:10, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka organizuar pritje për mysafirët e lartë të IOC-së, kurse në ora 18:00, Tomas Bahun dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i pres kryeministri Isa Mustafa. Të premten, rreth orës 18:30, delegacionet e KOK-ut dhe IOC-së, do të ecin së bashku më këmbë në Prishtinë, nga ndërtesa e Qeverisë deri te Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ku do të vizitohen mjediset sportive të këtij të fundit.
Ndërkohë, të shtunën më 18 prill, duke filluar nga ora 9:30, delegacioni i lëvizjes olimpike ndërkombëtare do të ndjekë vrapimin e disa qindra fëmijëve, të cilët do të përshkojnë itinerarin nga Hoteli “Grand”, deri tek Teatri Kombëtar. Në fund, para se të largohet nga Kosova, presidenti i IOC-së, Tomas Bah, dhe kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, do të mbajnë konferencë për shtyp./21MEDIA