Kosova U-18 pësoi humbje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sot më 9 qershor në stadiumin e qytetit në Prishtinë u zhvillua ndeshja ndërkombëtare miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës U-18 dhe Përzgjedhjes së Landit Sachsen nga Gjermania, që u mbyll me fitoren e mysafirëve, me rezultat 3:1.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ndërkaq në pjesën e dytë mysafirët kaluan në epërsi nga pika e bardhë, ku i saktë ishte Schnabel në minutën e 48- të. Në vazhdim mysafirët vazhduan me sulme dhe Aslidas në minutën e 69 shënoi për 2:0.
Futbollistët e rinj të Kosovës arritën të ngushtojnë rezultatin në 2:1 përmes Qorrajt. Por gjermanët arritën të shtojnë epërsinë sërish në 3:1 përmes Schelles, transmeton gazeta olle.
Këtë takim veç krerëve të FFK-së dhe përfaqësuesve të Sachsenit ishin të pranishëm edhe vëllezërit Nexhat e Zija Shoshi, të cilët janë kontribuuesit kryesor që po zhvillohen këto ndeshje.
T’iu kujtojmë se nesër më 10 qershor në orën 10.00, delegacioni gjerman do ta vizitojnë shkollën e futbollit KF” Flamurtari”