Kritika të ashpra drejtë “Folksvagenit"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Manipulimi i të dhënave për emetimet në mjedis të gazrave të dëmshme nga ana e “Folksvagenit”, ka shkaktuar një reagim në kufijtë e skandalit në Gjermani.
Kompania merret si model i punës, teknologjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të punonjësve të saj.
Skandali doli në sipërfaqe pas vendimit të “Folksvagenit” për të tërhequr nga tregu amerikan 500 mijë automjete, brenda të cilave ishte instaluar një pajisje që fshehte emetimin e sasisë së vërtetë të gazrave në mjedis. Pajisja ndihmonte në kalimin e testeve të ndotjes, duke treguar të dhëna që ishin brenda kornizave ligjore dhe të lejuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se ndotja reale mund të shkonte edhe 40 herë më e lartë se norma e parashikuar./21 MEDIA/