Greqia ka hyrë në 24 orëshin kritik, ndërkohë që liderët evropianë janë mbledhur në samitin urgjent në Bruksel, samit ky që do të mund ta zgjidhte ngërçin mbi krizën e borxhit grek.
Kryeministri grek Aleksis Cipras ka thënë se shpreson që Greqia “ti rikthehet rritjes brenda eurozonës”. Por, ministrat evropianë kanë deklaruar se ende nuk ka bazë për marrjen e një vendimi për ta ndihmuar Greqinë./21 Media
