Kryetari i PDSH-së takon ambasadorin sapoemëruar e Holandës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, Uouter Plomp.
Siç thuhet në kumtesën e PDSH, mes tjerash, në takim është biseduar për situatën politike në vend, integrimet dhe zhvillimet në dialogut politik.
Thaçi ka uruar ambasadorin Plomp për emërimin e tij, duke theksuar bashkëpunimin e mirë të subjektit të tij politik me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.
Në takim është folur edhe për marrëveshjen e Përzhinos dhe zbatimin e saj. “Kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë vlerë pa eliminimin e mundësisë së manipulimeve, vjedhje edhe falsifikimit të zgjedhjeve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë për reforma në kodin zgjedhor, si dhe krijimin e mekanizmave me të cilat do të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve”, ka potencuar kryetari i PDSH-së MenduhThaçi.
Ambasadori Plomp, nga ana tjetër, theksoi se vendi i tij përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE.