Kukësi përkujton eksodin kosovar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke.
Qyteti i Kukësit 16 vjet më parë priti dhe strehoi 75-mijë refugjatë nga Kosova shqiptarë të Kosovës që dëboheshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Në mesin e tyre kishte fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.
Në çdo 16 prill në Kukës mblidhen mijëra njerëz nga çdo anë e Kosovës. Ata bashkë me kukësianët grumbullohen në sheshin, ku dikur bëhej pritja e të dëbuarve, aty ku është ngritur “Kulla e pritjes”, në nderim të refugjatëve të luftës./ 21MEDIA