Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën kanë filluar të mbledhin para objektit të Kuvendit të Kosovës, për shkak se janë njoftuar se “pushteti”, do të ndërhyjë për t’i larguar deputetët e këtij subjekti nga foltorja ku po vazhdojnë të qëndrojnë.
Deputetët e opozitës po vazhdojnë ta bllokojnë mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit. Kurse, aktivistët e këtyre subjekteve po u bëjnë thirrje të tjerëve që të dalin para Kuvendit, derisa deputetët e këtij subjekti të dalin nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.



