Sot, do t’i ipet lamtumira e fundit Avdullah Bejtullahu që në kohën e luftës njihej si Komandant Syla. Ai kishte ndërruar jetë dje në moshën 47 vjeç, nga një sulm në zemër.
Bejtullahu ka qenë komandant i Brigadës ‘137 Gjakova’ e UÇK-së, ka qenë komandant i brigadës 332 i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe nënkolonel i Zonës Operative Dukagjini në TMK.
Sot në orën 11:00 mbahet Akademi përkujtime në Pallatin e Kulturës në Gjakovë ndërsa në orën 12:00 homazhet, gjithashtu në Pallat. Ndërkaq varrimi tij bëhet në orën 15:00./21MEDIA
