Lansohet traileri i “Spectre”(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në trailerin e lansuar sot të filmit James Bond “Spectre”, shihet në një pjesë edhe aktori shqiptar, Gjevat Kelmendi i cili në këtë film luan rolin e një bosi spanjoll. Për këtë rol, Gjevat Kelmendi pat treguar ekskluzivisht për KultPlus
Filmi “Spectre”, që prezantohet edhe kësaj here me Daniel Craig, por kësaj radhe me aktoren e famshme “Monica Belluci ka lansuar trailerin zyrtar. Në këtë trailer, në një sekuencë shihet edhe aktori shqiptar, Gjevat Kelmendi, i cili në këtë film luan rolin e një bosi spanjoll, rol për të cilin ekskluzivisht, pat treguar për KultPlus, vetë Gjevat Kelmendi.
Ndërkohë, premiera e këtij filmi pritet të jetë në Mbretërinë e Bashkuar në muajin tetor të këtij viti, kurse në Amerikë dhe Australi do të prezantohet në muajin nëntor