Lideri i Nismsë, Fatmirë Limaj ka reaguar pas ndaljes së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Sllovëni. Ai më këtë rast ka drejtuar akuza drejtë Qeverisë duke thënë se kjo tregon se sa “ të pa interesuar janë për të mbrojtur qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të pasuesve të Millosheviqi”. Limaj po ashtu bëri thirrje autoriteteve sllovene të lirojnë menjëherë Kryetarin e AAK-së.
Ja postimi i plotë i tij në Facebbok:
“Rasti i z. Haradinaj sot tregoi më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të pasuesve të Millosheviqit.
Në vend që të kushtëzohej Serbia për t’i ndalur këto veprime, ata siç po shihet as që e kanë ngritur këtë çështje në bisedime me palën serbe.
Fatkeqësisht kjo është gjëndja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojten e qytetarëve dhe interesat e shtetit.
Sot z. Haradinaj ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet sllovene të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit” shkruan Limaj.
Prandaj kërkojmë nga autoritetet sllovene ta lirojnë menjëherë kryetarin e AAK-së, njëherësh deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj. / 21MEDIA
