Lirohet gazetari i Al-Jazeera-s

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gazetari dhe prezantuesi i rrjetit televiziv Al Jazeera, Ahmed Mansour, i cili me kërkesë të autoriteteve egjiptiane, ditët e fundit ishte arrestuar në aeroportin e Berlinit, sot është liruar.
Lirimi i Mansour nga njësia e paraburgimit do të zgjasë rreth dy orë, ndërsa para ndërtesës së burgut janë mbledhur një numër i madh njerëzish për të përshëndetur lirimin e tij. Mansour u arrestua më 20 qershor në aeroportin e Berlinit, Berlin-Tegel mbi bazën e një urdhri të Egjiptit.
Prezantuesi televiziv i Al Jazeera Arabic në momentin e arrestimit të tij ishte në rrugë për në Doha, ndërsa në Gjermani kishte filmuar episodin e tij të fundit “Pa kufij”.
Në tetor të vitit të kaluar, gjykata në Kajro ka dënuar Ahmed Mansour me 15 vjet burg me akuzat se ai ka torturuar një avokat në Sheshin Tahrir gjatë protestave më 25 janar 2011. Ai mohoi të gjitha akuzat dhe deklaroi se ato janë “të pabaza, të pa vërteta dhe të motivuara politikisht”.
Al Jazeera ka mohuar akuzat e tilla, të cilat vijnë pasi që në Egjipt ishin dënuar edhe gazetarë të tjerë, duke përfshirë Mohammed Baher, Peter Greste dhe Mohammed Fahmy,raporton (AA).
Gjykata në Gjermani dje vendosi për masën e paraburgimit të prezantuesit dhe gazetarit të Al Jazeera Arabic./21Media