Lituania shkëputet nga e kaluara e saj komuniste

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Punëtorët filluan të heqin përmendoret e ushtarëve, studentëve dhe bujqve në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnus, veprat e fundit këto të artit sovjetik në një qytet, që tani është në kufijtë lindor të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Vinçat filluan ti heqin këto përmendore nga bazat e tyre pas mesnate, gati një çerek shekulli pasi që Lituania u pavarësua dhe ky veprim bart në vete një rrezik, në momentin kur vendi po përballet me tendosje të reja me Rusinë.
Prefekti i Vilnusit, Remig Simasius, deklaroi se këto përmendore janë një gënjeshtër e madhe dhe se janë një përqeshje për njerëzit, të cilët kanë jetuar gjatë periudhës sovjetike.
Lituania, së bashku me shtetet tjera të Baltikut dhe të Evropës Lindore, po jetojnë në frikë, që nga aneksimi nga ana e Rusisë i Gadishullit të Krimesë në Ukrainë, në mars të vitit të kaluar dhe për shkak të mbështetjes nga ana e Moskës të separatistëve pro-rusë, në lindje të Ukrainës.
Përmendoret e figurave politike, si ato të Leninit dhe figurave tjera, në Lituani u zhdukën pas shembjes së Bashkimit Sovjetik./21Media