Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, dhe sot deputet i së majtës shqiptare ka komentuar 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës, duke i uruar motrat dhe vëllezërit në Kosovë gëzuar përvjetorin e lirisë.
Majko shkruan në Facebookun e tij se sot e 16 vite më parë falë ndihmës së NATO-s shqiptarët ndjenë erën e lirisë, pasi serbët u larguan nga Kosova, duke lënë pas varre dhe masakra.
Ai shkruan gjithashtu se ata që luftuan në radhët e UÇK-së dhe sot nuk jetojnë më janë ‘alfabeti’ i lirisë, ndërsa të gjallët e UÇK-së ‘po zbardhen’. Për Majkon liria nuk fitohet në Gjykatë Speciale, pasi ajo nuk ka çmim.
“Sot, 12 Qershori si Dita e LIRISE së Kosovës. Trupat e NATO-s nën udhëheqjen anglo-amerikane hynë në Kosovë…Pas 100 vjetësh, shqiptarët ndjenë erën e lirisë. Serbët u larguan duke lënë pas varre dhe masakrën e radhës. Sot 16 vjet më pas lirisë Kosova jeton një jetë tjetër. Ata që nuk jetojnë dhe luftuan në radhët e UCK-së, janë sot të munguarit…jane “alfabeti” i lirise që ka kuptim. Të gjallët e saj po zbardhen. Asgjë nuk bëhet asgjë. Liri a nuk fitohet në Gjykatë Speciale. Ajo nuk ka çmim. Të tjerat janë rrethana. Gëzuar përvjetorin e LIRISE vëllezër dhe motra në Kosovën time!
