Malisheva shënon Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me aktivitete të shumta, sot në Malishevë, po shënohet 16 Qershori-Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Aktivitetet kanë filluar me pritjen e qytetarëve në zyrën e Kryetarit të Komunës, për urime, pastaj kanë vazhduar me seancën solemne të mbajtur nga Kuvendi i Komunës së Malishevës.
Në këtë seancë, fjalë rasti mbajtën kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe kryesuesi i KK të Malishevës, z.Aziz Thaçi, të cilët në mënyrë kronologjike, folën për rëndësinë e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit, por e kjo datë rezulton e me Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, pasi, me 16 qershor 1998 ra dëshmori i parë, Imer Krasniqi dhe dëshmori i fundit Mentor Gashi, me 16 qershor të vitit 1999.
“ Dëshmorët e kombit dhanë më të shtrenjtën, për ta fituar më të shtrenjtën . LIRINË. Ne gjithmonë do të ulemi me respekt të veçantë para tyre”, tha mes tjerash kryesuesi i KK të Malishevës, z.Aziz Thaçi në fjalën e tij, të mbajtur sot para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Më pas, aktivitetet zyrtare kanë vazhduar me nderime pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në parkun e qytetit, për të vazhduar me homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, ku gjenden varrezat e dëshmorëve të brigadave 122 dhe 121, brigada të cilat vepruan në territorin e Komunës së Malishevës./21Media