Maqedoni: Grupi i punës filloi takimin rreth zbatimit të marrëveshjes

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përfaqësuesit e 4 partive politike më në fund do të ulen në tavolinë të përbashkët, në tentim për nisjen e implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos.
Në zyrat e OSBE-së në Shkup tashmë kanë arritur delegacioni i VMRO DPMNE-së i përbërë nga Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov, LSDM-ja e përfaqësuar nga Cvetanka Ivanova dhe Damjan Mançevski, Imer Aliu dhe Luan Tresi nga PDSH-ja, si dhe nga BDI-ja për disa minuta takimit duhet ti bashkëngjitet deputeti Artan Grubi. Në takim gjithashtu merr pjesë edhe nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi,raporton Alsat-M.
Në takimin që duhet të fillojë tashmë, partitë do të njoftohen me rekomandimet e ODIHR-së për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe krijimin e listës së re zgjedhore. Në seancën e sotme, partitë vetëm do të dëgjojnë rekomandimet e ODIHR-së, ndërsa diskutimi mes tyre do të fillojë javën e ardhshme, me ndërmjetësimin e ekspertit belg Piter Van Hojt. Sa i përket listës zgjedhore, propozimi më i nxehtë në tavolinë është regjistrimi aktiv me shenja biometrike gishtash, të cilin ekspertët e theksojnë si mënyrën më të mirë për të shmangur abuzimet me listën zgjedhore. Asociacioni qytetar ‘Most’ rekomandon, ndërsa opozita insiston që listën zgjedhore ta menaxhojë në tërësi Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ndërsa MPB-ja dhe institucionet e tjera të jenë në shërbim të saj. Në pjesën e regullativës ligjore, BDI-ja kërkon anulimin e votimit në diasporë, për shkak të shkeljes së parimit të barazisë së votës. LSDM kërkon që deputetët e diasporës të marrin mandat vetëm nëse grumbullojnë 80% të votave të nevojshme për zgjedhjen e një deputeti në Maqedoni, për të balancuar vlefshmërinë e votës brenda dhe jashtë vendit.