Maqedoni: Refugjatët festojnë Bajramin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Namazi i Kurban Bajramit u fal edhe në Gjevgjeli tw Maqedonisë nën tenda, ku qindra refugjatë ndoqën imamin e dërguar nga Bashkësia Fetare Islame. Pavarësisht se larg shtëpisë, dhe të brengosur për fatin e tyre, refugjatët kryer ritet në lot e përqafime. Gëzim kishte edhe tek më të vegjlit të cilët vraponin drejt pakove më ëmbëlsira që organizatat humanitare u kishin përgatitur.
Në mesin e atyre që sot në mëngjes arritën në qendrën e pranimit është edhe Wasid-i nga Damasku, student i administrimit të biznesit.
“Çdo vit në Siri e kremtonim Bajramin shumë më mirë, por u detyruam të braktisim shtetin tonë, dhe ndoshta në të ardhmen do të kremtojmë këtë festë bashkë me familjet tona në paqe. Gjithë myslimanëve u dëshiroj paqe sepse kur ka paqe gjithmonë është Bajram”, tha Vasid, refugjat nga Siria.
“Bajram është, po sikur të mos jetë, sepse njerëzit janë larg nga vendlindja dhe familjet e tyre. Nuk e kam parë familjen prej një viti, dëgjohem vetëm përmes telefonit. U dërgova mesazh për Bajram. Ua uroj festën të gjithë myslimanëve, ne duam vetëm një jetë më të mirë, asgjë më tepër”, theksoi Muhamed, refugjat nga Siria..
“Ndjehem mirë, në mëngjes kryem lutjen, u ndje një lloj uniteti”, deklaroi Husein, refugjat nga Afganista ni.
“Nuk jam i lumtur, sepse në vendin tim ka luftë, kemi lënë gjithçka, por çfarë mund të bëjmë. Familja ime është e lumtur gjithsesi, që iku nga vatra e luftës”, shtoi më tej Nabir, refugjat nga Siria.
Ndërsa një tren me rreth 600 refugjatë u nis drejt vendkalimit kufitar verior në Tabanoc, në qendrën e pranimit arrinin grupe të reja. Ministria e Brendshme njoftoi se vetëm dje ka regjistruar mbi 2 mijë refugjatë kryesisht nga Siria. Për të zbutur harxhimet rreth ndihmës së refugjatëve, Komisioni Evropian së fundmi ka vendosur të ndajë 17 milion euro për Serbinë dhe Kosovën por ende nuk është definuar se në çfarë mënyrë do të ndahen paratë./kp/