Njëra nga martesat më jetëgjate të historisë së televizionit pritet t’i vijë fundi në sezonin e 27 të serisë “Simpsons” që do të transmetohet sivjet.
Personazhet Homer dhe Marge i kanë dhënë fund martesës së tyre. Pas ndarjes, Homeri dashurohet në farmacisten e tij kurse nuk është bërë e ditur se sa e gjatë do të jetë ndarja e tyre.
Producenti ekzekutiv i serisë, Al Jean, ka thënë për revistën “Variety” se Marge dhe Homer ligjërisht do të ndahen në episodin e titulluar “Every Man’s Dream”. / 21MEDIA
