Qendra Kinematografike e Kosovës këtë vit ka pasur rritje në aplikim për dallim nga viti i kaluar, kur pati mbi 50 aplikime për projekte filmike që do të financoheshin nga kjo qendër.
Sipas njoftimit për medie të QKK-së sivjet janë 65 projekte që i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkurs.
Në konkursin për film të metrazhit të gjatë konkurrojnë 28 projekte, 3 janë në kooproduksion minor dhe 6 aplikojnë për film debutues.
Për film të metrazhit të shkurtër kanë konkurruar 15 projekte filmike, për film dokumentar 11 projekte, për film të animuar 6 projekte si dhe për zhvillim skenari-projekti kanë aplikuar 5 projekte filmike.
