Mbytet varka me 120 emigrantë, 40 të zhdukur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një varkë me 120 emigrantë në bord është mbytur ditën e sotme në detin Mesdhe, pranë brigjeve të Libisë.
Sipas AFP-së, varka kishte si destinacion Italinë. Agjencia e Refugjatëve e OKB-së tha se shumica e emigrantëve ishin burra dhe nga vendet afrikane sub-sahariane si Somalia, Eritrea, Benini dhe Mali.
40 emigrantë janë shpallur të humbur, ndërsa shumica e tyre u shpëtuan.
Mësohet se tre anije me emigrantë u nisën nga brigjet e Tripolit në drejtim të Sicilisë, por njëra prej tyre filloj të mbushej me ujë duke u mbytur.
Është dashur ndërhyrja e një anije tregtare dhe e një anije gjermane që të shpëtoheshin shumica e emigrantëve. Në mesin e viktimave mësohet se ka shumë fëmijë dhe gra.
Më shumë se 1900 emigrantë kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti në detin Mesdhe me shpresën për të arritur Europën, ndërsa ata që kanë shkelur kontinentin plak gjatë vitit 2015 janë 150 mijë.
Varfëria dhe konfliktet ushtarake në Afrikë dhe Lindjen e Mesme janë dy ndër shkaqet kryesore të largimit masiv të njerëzve në drejtim të Europës.