Në intervistën që ka zhvilluar së fundmi me Vesën, Kresha ka treguar se nuk është i dashuruar, dhe se kur vjen dashuria nuk pyet as për famë e as për zgjidhje.
“Momentalisht nuk jam i dashuruar. Besoj se dashuria nuk njeh famë dhe as zgjedhje. Është diçka shpirtërore” ka thënë ai, duke shtuar se “Me rëndësi është të jetë njeri dhe të më bëjë të lumtur”, ka thënë reperi.
Ndryshe, Kresha ka treguar për planet e tij në muzikë duke treguar se do të sjellë shumë këngë të reja këtë verë.
