Mekë: Me qindra pelegrinë të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(e plotësuar)Zyrtarë të Arabisë Saudite kanë thënë se së paku 700  persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmuje në qytetin e shenjtë të Minës, gjatë ceremonisë së haxhit.

Ekipet e shpëtimit po arrijnë në vazhdimësi tek vendi i ngjarjes, i cili është vetëm pak kilometra larg Mekës.
Rrëmuja ka ndodhur gjatë ceremonisë së fundit të pelegrinëve të cilët kishin shkuar për haxh.
Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.
…………………………….

150 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur pasi janë shtypur nga turma gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë.
Ngjarja e ndodhur në lagjen Mina, 5 km larg Mekës, është bërë e ditur nga zyrtarët sauditë. Mësohet se ekipet e ndihmës së shpejtë janë drejtuar menjëherë në vendngjarje.
Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë gjatë pelegrinazhit kur në vitin 1999, si pasojë e shtypjes nga turma, humbën jetën 1’500 persona. Pvarësisht shtimit të masave të sigurisë, tragjedia sërish nuk është shmangur.
Besimtarët kanë qenë duke kremtuar festën e Kuban Bajramit, e cila njihet ndryshe si Festa e Sakrificës.