Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të pranojnë një numër më të madh të azilkërkuesve, në momentin kur Evropa po përballet me valën më të madhe të refugjatëve dhe azilkërkuesve që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Merkel tha se nuk është reale që Evropa do të përballet vetëm me sukses me këtë krizë, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se do të pranojë së paku 10 mijë refugjatë sirianë, brenda vitit fiskal, i cili fillon në tetor.
Por plani i Shtëpisë së Bardhë po përballet me kundërshtim të ashpër në Kongres, ku republikanët kanë kërkuar të drejtën për të reviduar dhe për të refuzuar planin, duke përmendur si arsyetim frikën nga terrorizmi./21 Media/
