Deputetja e PD, Mesila Doda, e njohur për kundërshtitë e saj me kreun aktual të kësaj partie, ka postuar një foto të saj me deputetin e ndjerë, Sokol Olldashi.
“Te pakten sot biem dakort te gjithe qe ti kishe te drejte. Te pakten sot mund te rikujtojme se ti ja kishe thene.
Politika nuk eshte as matematike, as ekonomi e as llogari meskine numrash… eshte filozofi dhe inspirim,” shkruan Doda.
Në kuadër të rezultateve të dobëta të PD në këto zgjedhje, statusi i saj mund të shihet si një thumbim ndaj Bashës.
