Messenger arrin 1 miliard shkarkime

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aplikacioni Messenger nga rrjeti social Facebook për platformën Android ka arritur 1 miliardë shkarkime, duke iu bashkangjitur një pjesë të vogël të aplikacioneve që bartin pas vete një numër kaq të madh shkarkimesh.
Vitin e kaluar ishte aplikacioni i rrjetit social Facebook që u bë i pari që shënoi 1 miliardë shkarkime. Më pas, WhatsApp, Google Search, Maps, Gmail dhe YouTube ishin aplikacionet e tjera që u shkarkuan 1 miliardë herë nga dyqani Google Play.
Facebook në mënyrë konstante është duke përmirësuar aplikacionin Messenger, i cili së fundmi mori një përditësim që përmirësoi dukshëm sistemin për shpërndarjen e lokacionit.