Messi 2 muaj jashtë fushe

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lajme të këqija për Barcelonën, që humbet Leo Mesin për 7-8 javët e ardhshme. Asi argjentinas u dëmtua në gju gjatë ndeshjes së fituar 2-1 kundër Las Palmasit sot në “Kamp Nou”.
Ishte minuta e tretë kur “Pleshti” u lëndua pas një dyluftimi me mbrojtësin mik Pedro Bigas dhe u duk se dëmtimi nuk ishte i rëndë. Por pak pasi u rikthye në lojë, sulmuesi ndjeu sërish dhimbje dhe u detyrua të linte fushën.
Pasi u kontrollua hollësisht në një klinikë të qytetit, klubi katalanas konfirmoi me një postim në profilin e vet zyrtar në “Twitter”: “Mesi ka një këputje të ligamentit kolateral të brendshëm në gjurin e majtë. Ai nuk do mund të luajë për 7-8 javët e ardhshme”.