Muja dorëzon pasaportën diplomatike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Shaip Muja ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike te kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ka kërkuar që edhe nga deputetët që të dorëzojnë pasaportat diplomatike. Muja ka thënë se këto pasaporta nuk kanë asnjë vlerë.
Shaip Muja ka ftuar qytetarët që të bojkotojnë produktet e Sllovenisë dhe ka kërkuar shkëputjen e marrëveshjeve ekonomike me këtë shtet, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në këtë shtet.
Muja ka kritikuar qasjen e Sllovenisë, por edhe të Qeverisë së Kosovës për këtë rast. Ai ka thënë se mënyra se si reagojnë institucionet e Kosovës është e turpshme dhe dëshpëruese.
Muja ka kërkuar po ashtu që të ndërprehen edhe bisedimet me Bashkimin Evropian rreth Procesit të Stabilizim Asociimit dhe marrëveshjeve me Serbinë. / 21MEDIA