Ministri i Diasporës Valon Murati,ka bërë thirrje që të hiqet tarifa e sigurimeve për bashkatdhetarët
Në një postim në rrjetin sociale “Facebook”, ministri ka shkruar se do të mirë nëse do të hiqej tërësisht kjo tarifë e sigurimit. Ai më tej ka shkruar se tarifa shkon në dëm të bashkatdhetarëve.
“Sot BQK përgjysmoi tarifat e sigurimit kufitar. Ky është një lajm i mirë, por është një e arritur e vogël për të gjithë ne që jemi të bindur se kjo tarifë është një padrejtësi e madhe që mbi të gjitha bie mbi xhepat, shpinën dhe durimin e bashkatdhetarëve”, ka shkruar ai.
“Fitorja do të jetë e plotë, kur kjo tarifë do të hiqet tërësisht. Jam i bindur se me përpjekje serioze, përkushtim të sinqertë e angazhim të përbashkët dhe rrjedhimisht me një bashkëpunim më intensiv me Këshillin e Byrove Evropiane të Sigurimit mund të gjendet një zgjidhje e cila do ta eliminojë krejtësisht këtë tarifë kufitare. Kjo është rruga që në të ardhmen na pret ne si ministri dhe të gjitha të institucionet e tjera të vendit që janë përgjegjëse për këtë çështje”.
