Mustafa: Në Bruksel do të diskutoj për “Parkun e Paqes” (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shefat e qeverive të Kosovës dhe të Serbisë do të ritakohen, pas 5 ditësh pra me 23 qershor në Bruksel. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa paralajmëron se në takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiq, do të  diskutohen temat të nxehta, siç është “Parku i Paqes” në Mitrovicë, energjetika si dhe krijimin e komunave serbe të Kosovës. 
Ndërsa për krijimin e asociacionin e komunave, Mustafa tha ky asociacion duhet të formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe për këtë Kosova nuk do të lëshoj aspak pe.
Përkundër Vuçiq-it, i cili kishte thënë në Beograd se 23 qershori do të jetë ditë e madhe, kryeministri Mustafa këtë ngjarje e komentoi me gjakftohtësi./ 21MEDIA