Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë rolin e një OJQ-je siç është thënë më herët. Por, sipas tij nuk do të lejohet që ky asociacion të rrëshqasë në një asociacion me kompetenca ekzekutive. Në një intervistë për RTV 21, Mustafa theksoi se marrëveshja për telekomin është arritur dhe pritet që të bëhet vetëm nënshkrimi. Sipas Mustafës, që në një ditë më marrëveshjen për kodin telefonik të nënshkruhen edhe marrëveshja për energjinë dhe barrikadën mbi lumin Ibër, dhe në parim ajo për asociacionin.
Mustafa tha se nuk ka zgjidhje tjetër përpos krijimit të Gjykatës Speciale.Sipas tij themelimi i saj duhet të ndodh para pushimeve të verës për shkak të obligimeve ndërkombëtare. Ai pret që deputetët të cilët votuan kundër të votojnë për krijimin e saj në mënyrë që sipas tij të qartësohen të gjitha pretendimet që ekzistojnë për luftën e UÇK-së. / 21 Media
