Organizata ISIS posedon sasi të mjaftueshme të materialit radioaktiv që do të mundnin të bënin luftë të madhe,paralajmëron shërbimi i Australisë.
NATO ka shprehur brengosjen për atë material që posedon ISIS ka thënë ministrja e punëve të Jashtme të Australisë Juli Bishop.
Sipas njoftimeve të shërbimeve të Australisë që transmeton Independent, xhihadistët posedojnë material radioaktiv, në të gjitha rastet janë vjedhur nga objektet qeveritare, në sasi të mjaftueshme që mund të ndërtojnë bomba radioaktive.
Bishop po ashtu duke u thirrur në raportet e Ministrisë së Mbrojtjes së Australisë dhe asaj të jashtme ka thënë se ekstremistët e ISISI-it nuk kanë marrë vetëm para nga bankat lokale.
Sipas fjalëve të saj NATO është e brengosur për materialet që ISIS ka marrë nga spitalet dhe qendrat hulumtuese.
Grupi i Australisë, bllok ky që mbledhë 40 shtete që lufton për ndërprerjen e armëve kimike, ka mbajtur javën që shkoi në mbledhje për këtë situatë.
Bishop në atë takim ka folur për frikën që ISI S përdorë gaz helmues si armë kimike.
