Në 5 muajt e fundit 3,500 të vdekur në Jemen nga konfliktet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Jemen që nga fillimi i sulmeve deri më tani mbi 3 mijë e 500 persona kanë humbur jetën.
Në një konferencë për shtyp të organizuar nga zyra e OKB-së në Gjenevë, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranë OKB-së (OBSH), Christian Lindmeier tha se në konfliktet e armatosura nga datat 19 mars deri në 10 korrik 3 mijë e 640 perosna kanë humbur jetën dhe 17 mijë e 302 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë zëdhënësi i Komisonerit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, Rupert Colville tha se në këtë konflikt numëri i civilëve të vrarë shkon në njëmijë e 693 persona, ndërsa i atyre të plagosurve arrin në 3 mijë e 820 perosna.
Colville tha gjithashtu se për shkak të konfliktit të armatosur në Ed-Dali nuk mund të deportohet ndihmë humanitare.
Colville ta se ka informacione që Husit-ë përdorin fëmijët si luftëtarë. Në fjalën e tij ai shtoi gjithashtu se rreth 1.6 milion fëmijë duhen mjekuar për shkak të ushqyerjes së çrregullt, si dhe për shkak të shkollave të mbyllura rreth mbi 1.8 milionë fëmijë kanë mbetur pa arsim.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për të parandaluar përparimin e Husive në vend me thirrjen e presidentit legjitim të vendit, Abdurabbu Mansour Hadi nisi një ofensivë ajrore më 26 mars 2015. Përsëri me kërkesë të Hadit dhe qeverisë së tij iu dha fund më 21 prill.