Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të enjten këshilltarin për politika të jashtme dhe koordinator për dialogun për veriun në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Boyd Mckechnie.
Ata biseduan për përgatitjen e takimit, që në kuadër të Grupit punues për Liri të Lëvizjes (ura e Mitrovicës) do të mbahet të mërkurën, më 17 qershor në Bruksel, ku do të marrin pjesë edhe kryetari Bahtiri dhe kryetari i komunës së re në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq.
Në takim, veç tjerash do të propozohen zgjidhje konkrete lidhur me urën kryesore të qytetit mbi lumin Ibër.
Bahtiri u shpreh i gatshëm për të marrë pjesë në bisedime lidhur me këtë çështje tepër të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
