Flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë janë vendosur në një tavolinë krejt afër njëri-tjetrit
Në një fotografi që Tim Juhad e ka publikuar në Twiter shihet ministrja për Dialog Edita Tahiri dhe Jadranka Joksimoviq ministre për Integrime Evropiane e Serbisë të ulura afër njëra tjetrës ku secila afër i ka flamujt e shteteve që përfaqësojnë.
Ngjajra ka ndodhur sot në një konferencë e ministrave të rajonit për integrime evropiane që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Judah ka postuar foton duke e përshkruar se si ministrja Joksimoviq nuk është aq e gëzuar për shkak të flamurit të Kosovës, por gjithçka është në rregull, konferenca ka vazhduar.

