Në kartëmonedhat e reja 10 dollarëshe amerikane do të jetë figura e një gruaje.Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew ka paralajmëruar se me rastin e 100-vjetorit të vendosjes të të drejtave të grave në SHBA, në vitin 2020 do të jenë të shtypura kartëmonedha të reja prej 10 dollarësh ku do të shfaqet figura e një gruaje.
Lew ka theksuar se kartëmonedhat e reja do të shërbejnë në nder të historisë dhe vlerave amerikane, por akoma nuk është caktuar figura e së cilës gruaje do të vendoset në kartëmonedhë.
Gruaja e fundit që ishte në kartëmonedhat amerikane ishte Martha Washington, figura e së cilës në periudhën 1891 deri në vitin 1896 ishte në kartëmonedhën e një dollari.
Në përzgjedhjen e gruas figura e së cilës do të shtypet në kartëmonedhat do të jenë të përfshirë edhe qytetarët amerikanë me anë të ueb faqeve dhe rrjeteve sociale, raporton (AA).
Organizatat jo-qeveritare për barazinë gjinore kohët e fundit kanë kërkuar nga autoritetet amerikane që në kartëmonedhën 20 dollarëshe të jetë figurë e një gruaje, dhe në lidhje me këtë kanë organizuar një sondazh se kush do të mund të ishte. Kanë votuar mbi një milion e të anketuarve, ndërsa në mesin e 15 kandidateve më së shumti vota kishte fituar afro-amerikania dhe simboli për luftën kundër skllavërisë në SHBA, Harriet Tubman.
Sekretari amerikan i Thesarit ka thënë se është një rastësi e mirë që pikërisht tani u shfaq mundësia e shtypjes së kartëmonedhave 10 dollarëshe./21Media
