Kampi i refugjatëve në Tabanoc është shndërruar në një pazar pa kontroll, banorët lokal me padurim presin ardhjen e trenit me refugjatë. Me ardhjen e refugjatëve, stacioni i trenit mbushet me karroca dore, të cilët shesin ujë, fruta, dhe shumë produkte tjera, edhe atë me çmime shumë më të larta se ato normale. Por shitja e produkteve me çmime shumë të larta nuk është problemi më i madh me të cilin ndeshen refugjatët, ata edhe plaçkiten nga banorët lokal. Për më shumë në video-kronikën e ekipit të TV21 në Maqedoni./ 21 Media
