Të mërkurën, në mbledhjen e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të shqyrtohet kërkesa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për heqjen e imunitetit për ish-kryetarin e Kushtetueses, Enver Hasanin dhe kryetaren Arta Rama Hajrizin. Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka kërkuar të marrë vendim për heqjen e imunitetit për të lartcekurit, pasi mbi të pandehurit rëndojnë dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare./21Media
