Ministria e Diasporës ka filluar fushatën për promovimin e regjistrit të Diasporës. Në hapjen e kësaj fushate morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me anëtarë të komisionit parlmenatar.
Me anë të kësaj fushate, Qeveria e Kosovës, synon që bashatëdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë t’ua sjellë më afër atdheun.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se qëllimi i kësaj fushate është informimi i bashkatdhetarëve për regjistrin e diasporës e cila është me interes kombëtare.
Edhe përfaqësuesi i UNDP, Andreë Russell, vuri në pah rëndësinë e regjistrimit të diasporës kosovare.
Russell tha se UNDP së fundmi ka bërë një raport për migrimin në Kosovë, dhe ka rezultuar që migrimi në përgjithësi ka edhe anë pozitive. Është pozitiv, për shkak se diaspora nuk investon vetëm në konsum, por edhe në arsim, në hapjen e vendeve të reja të punës, dhe në fushat e tjera të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. Gjithashtu, partneriteti që kemi me ministrinë e Diasporës është shumë i rëndësishëm prandaj ne ftojmë edhe vendet e tjera, të jenë pjesë e kësaj fushate
Fushata për informimin e bashkatdhetarëve për regjistrin e diasporës do të zgjas tre muaj në gjithë territorin e Kosovës./21 MEDIA/
