Për të shmangur përplasjet mes studentëve, të cilët përdorin telefonin inteligjent ndërkohë që po lëvizin nëpër shkallët e universitetit, drejtuesit e një universiteti në SHBA kanë vendosur që t’i ndajnë shkallët në tri pjesë.
Njëra është për ata që ecin, tjetra për ata që janë me vonesë dhe duhet të vrapojnë për të kapur mësimin, dhe e treta për ata që janë duke përdorur telefonin. Ideja nisi si një shaka, por është përkrahur nga përdorues të internetit në të gjithë botën, sidomos nga studentët.
