​Një ekonomi e qëndrueshme -në favor të qeverive të rajonit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Një ekonomi e qëndrueshme nuk është në favor vetëm të qytetarëve por edhe në favor të qeverive të të gjitha shteteve të rajonit. Kështu u tha sot në konferencën e parë shkencore ndërkombëtare në Kosovë, ku u diskutua për sfidat e shkencave organizative dhe menaxhimin modern.
Kjo konferencë e cila u mbajt në Kolegjin Fama, kishte të ftuar shumë personalitete shkencore e po ashtu edhe përfaqësues ndërkombëtarë, ku diskutuan për shanset dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Evropën Juglindore.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ka ardhur koha që nga konferenca të tilla të dalin edhe shumë rekomandime se çka duhet të bëhet më tutje që të kemi një zhvillim sa më të qëndrueshëm ekonomik, jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin.
Rektori i kolegjit Fama, Frashër Demaj, tha se një ekonomi e qëndrueshme nuk është në favor vetëm të qytetarëve por edhe në favor të qeverive të të gjitha shteteve të rajonit.