Një muaj paraburgim për M.D, dyshohet për veprën lehtësim në kryerjen e terrorizmit.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit M. D, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale lehtësimi në kryerjen e terrorizmit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
