“Nuk ka Ne dhe Ata, jemi Ne dhe jemi Një”(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kjo hapësirë sot shërbente për t’i kujtuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, përmes instalacionit “Mendoj për ty”.
“Bërja e instalacionit të Alketës, na dha shumë për të menduar. Përjetuam shumë emocione, dëshmuam se Kosova nuk ka qytetarë për të humbur se ne nuk i lëmë ata pas, dhe që në përvjetorin e çlirimit të vendit tonë, në këtë ditë të veçantë me të mbijetuarit e kësaj torture që jetojnë ende me këtë faj brenda vetës, do të jemi bashkë. Sepse ne sot derisa festojmë lirinë, e përkujtojmë edhe vuajtjen e thellë të shkaktuar nga lufta, sepse paqja jonë kurrë nuk do të jetë e plotë pa paqen e tyre. Shpresoj që të mbijetuarat ndihen më të lehtësuara, më te vlerësuara sepse jemi bashkë. Nuk ka Ne dhe Ata, jemi Ne dhe jemi Një” tha Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e hapjes zyrtare të instalacionit “Mendoj Për ty”.
Ja disa pamje si është dukur sot stadium i kryeqytetit.instalacionit “Mendoj për ty”, do të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 të ditës së sotme.