Një thënie e vjetër angleze thotë se nusja duhet të vesh “diçka të vjetër, “diçka të re”, “diçka blu” dhe diçka të huazuar dhe në dasmën e saj. Dhe Abigail Kingston pjesën e vjetër të thënies e ka zbatuar më së miri me fustan e saj të nusërisë.
Në dasmën e saj në Pensilvani ajo ishte nusja e 11-të që vishte një fustan dasme 120-vjeçar i cili ka kaluar për breza të tërë në familjen e saj.
Nusja e parë që e ka veshur këtë fustan ishte Mary Lowry Warren, e cila u martua më 1895. Nusja e fundit ishte nëna e Abigail, Leslie Kingston e cila u martua më 1991. 



