Racizmi mbetet “mallkim” për shoqërinë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duke komentuar vrasjen e nëntë afrikano-amerikanëve në një kishë në Karolinën e Jugut.
Krimi ka ndodhur të mërkurën në qytetin Çarllston, ndërsa autori i dyshuar, Dajlan Ruf, është ngarkuar me nëntë akuza për vrasje.“Motivet e dukshme të sulmuesit na kujtojnë se racizmi mbetet një mallkim që duhet ta luftojmë së bashku”, ka thënë Obama./ 21MEDIA
