Ujësjellësi “Prishtina” bën të ditur se nesër në një pjesë të qytetit do të ketë ndërprerje të ujit në disa pjesë të këtij qyteti.
“KUR ’Prishtina’ njofton konsumatorët e një pjese të qytetit të Obiliqit, më konkretisht ata konsumatorë që furnizohen me ujë të pijshëm nga ‘Puset e Hashanëve’, se nesër më 12 qershor 2015, e premte, do të ketë ndërprerje uji nga ora 08:00-20:00”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.
Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit , duke qenë se është obligim që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.
Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm.
