Opozita:Bojkotuam seancën, sepse realiteti kosovar është krejt ndryshe!(video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të indinjuar që kryetari i Kuvendit nuk u dha hapësirë që të flasin në Ditën e Paqes, tri partitë opozitare në vend kanë bojkotuar seancën festive për nderë të 16 vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat serbe.

Shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thanë njëzëri se pushteti, përkatësisht kryetari i Kuvendit nuk u ka dhënë hapësirë atyre të flasin me qëllim që të paraqesin një realitet tjetër, prej atij të cilin e jetojnë qytetarët e Kosovës çdo ditë.

Deklaratë/Glauk Konjufca/VV

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, tha se ndonëse një ditë më parë i kishin dërguar letër kryetarit të Kuvendit që të mbanin edhe grupet opozitare nga një fjalë rasti, kjo iu ishte mohuar atyre pa ndonjë sqarim. Konjufca madje tha se seancat solemne sa po vijën e po shtohen në Kuvendit e Kosovës, me qëllim që të paraqitet një imazh i mirë i vendit, çka për Konjufcën është krejtësisht e kundërta.

Deklaratë/Donika Kadaj Bujupi/AAK

E shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha se pushteti 16 vite pas luftës edhe zyrtarisht e ka shndërruar Kosovën në një geto eksperimentesh para politike.

Deklaratë/Valdete Bajrami/Nisma

Ndërsa, Valdete Bajrami nga Nisma tha se organizimet si ky i fundit tregojnë se pushteti nuk i merr seriozisht kontributet e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën.

Ndryshe12 qershori, Dita e Paqes në kalendarin e Festave Zyrtare në Gazetën Zyrtare është e përcaktuar në kuadrin e “Ditëve Memoriale”, së bashku me 28 nëntorin dita e shqiptarëve, 6 marsi Dita e Përkujtimit dhe Respektimit për Veteranët, 8 prilli Dita e romëve, 15 shkurti dita e ashkalinjëve, 28 shtatori Dita e boshnjakëvedhe 6 maji dita e goranëve.