Specialja duhet votuar kështu deklaroj Vjosa Osmani nga rradhët e LDK-së ,duke thënë se Gjykata speciale do të sjellë edhe gjëra pozitive për Kosovën.
“Republika e Kosovës në përfundim të këtyre proceseve do të përfitonte në radhë të parë drejtësi për viktimat, pavarësisht kush kanë qenë ato dhe të cilit nacionalitet. Do të përfitonte largimin e njollave që janë vendosur nga raporti i Dick Martyt dhe do të tregonte seriozitet në arenën ndërkombëtare. Do të tregonte se jemi shtet, institucionet e së cilës kur marrin përsipër obligime ndërkombëtare ato edhe i implementojnë dhe se jo vetëm si institucione por edhe si popull në asnjë mënyrë nuk i frikësohemi drejtësisë”, tha Osmani.
