Paditet Beyonce

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Beyonce dhe kompanitë e saj incizuese “Parkwood Entertainment” dhe “Columbia Records”, janë dërguar në gjykatë për hitin ‘XO’, kjo pasi Ahmad Lane ngriti padi gjyqësore kundër tyre, me arsyetimin se Beyonce i ka vjedhur atij muzikën e kësaj kënge.
Ahmad deklaron se njëra prej back vokalisteve aktuale të Beyonce-s, Chrissy Collins, ia kishte dhënë asaj një kopje të këngës së Ahmad-it me titull ‘XOXO’ dhe të cilën e kishte realizuar gjatë kohës që ai dhe Chrissy po punonin për një tjetër artist.
Sidoqoftë, fituesja e çmimit Grammy i ka mohuar kategorikisht akuzat për vjedhje. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë nga përfaqësuesit e Beyonces, thuhet: “Këto dy projekte janë tërësisht të ndryshme dhe nuk ndajnë asnjë ngjashmëri muzikore ose të tekstit, përveç shkronjat X dhe O”.
Ylli i hitit ‘Crazy In Love’ po ashtu ka deklaruar se Ahmad nuk ka bërë kërkesë për “të drejtën autoriale” të këngës së tij dhe ai do të duhej të heqë dorë nga kjo aktpadi e pakuptimtë.