Pajaziti: Opozita t’u ikë veprimeve të dhunshme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Zenun Pajaziti, i ka bërë thirrje opozitës t’i kthehet debatit në Kuvend dhe të largohet nga veprimet që mund të çojnë në dhunë. Ai ka thënë se tri subjektet opozitare me veprimet e tyre të fundit po e ashpërsojnë disponimin qytetar. Sipas Pajazitit, edhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë më aktive për informimin e qytetarëve me përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura me Serbinë./21Media