Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka reaguar ashpër ndaj përzgjedhjes së 10 kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK’së.
Sipas saj, me këtë përzgjedhje militantësh partiak koalicioni PDK-LDK-Srbska- Minoritetet po i japin goditjen e fundit drejt fundosjes Televizionit Publik të Kosovës.
“Për 10 orë me radhë komisioni ad hoc për përzgjedhjen e anëtareve te bordit te RTK’së intervistoi mbi 50 kandidatë. Në fund koalicioni PKD-LDK bashkë me minoritetet vendosën të i dërgojnë për seance 10 kandidatet më të dobët nga lista por sigurisht me të dëgjuarit dhe militantët më të devotshëm te partive të tyre”.
“Shumica nga ta nuk e dinte as cilat janë kompetencat e bordit e aq më pak të kenë një vizion për çuarjen përpara të këtij institucioni. Vërtetë me vjen keq nga të gjithë ata kandidate që ishin me përgatitje profesionale dhe me vizion te qarte se si t’ia kthenin imazhin pozitive RTK’së. Por ky koalicion nuk është i interesuar të përmirësojë imazhin dhe perfomancën e RTK e asnjë institucioni tjetër, ata thjeshtë janë të interesuar të ndajnë tallin mes tyre.RTK drejt fundosjes’, ka reaguar deputetja Pantina.
Sipas saj, koalicioni PDK-LDK me ndihmën e Listës Serbe dhe Partisë Rome vendosën që për anëtarë Bordit të RTK’së t’i nominojnë njerëzit si: Muharrem Shahini, ish kandidat për deputet nga LDK apo Mustafë Halili ish drejtor në Komunën e Prishtinës në kohën e Isa Mustafës.
“Lirim Gecin e Fehmi Ajvazin që s’e kishin idenë as çfarë është roli i Bordit. Kurse diskualifikuan kandidatë me përvojë dhjetëra vjeçare në media të njohura ndërkombëtare si Fahri Musliu nga VOA – Zëri i Amerikës Milazim Koci nga Radio Evropa e Lirë apo të atillë që kanë studiuar në universitete prestigjioze të botës si Dardan Velija nga London School of Economics, apo edhe disa të rijnë por me përvojë në organizata të njohura ndërkombëtare e me vizion të qartë se si do duhej të ishte një medium publik siç ishin: Pranvera Lipovica, Edona Demaj, Ben Apolloni e Arian Krasniqi”.
“Me këtë logjikë ky koalicion do ta shkatërroj të gjitha institucionet e vendit, e në fund pashmangshëm edhe vetveten, por deri atëherë…”, shkruan në reagimin e saj, deputetja Shqipe Pantina.
