Papa thirr Putinin të bëjë përpjekje për paqe në Ukrainë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Papa Francesk e ka thirrur sot presidentin rus Vladimir Putin, i cili po qëndron për vizitë në Itali, që të bëjë “hap të rëndësishëm përpara për arritjen e paqes në Ukrainë”, njoftoi zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi, transmetuan agjencitë.
Gjatë bisedës private, e cila ka zgjatur për rreth 50 minut, papa Francesku ka thënë se “të gjitha palët duhet t’i përkushtohen marrëveshjes së Minskut”.
Papa ka shtuar se është e domosdoshme që të gjendet mënyrë për zgjidhjen e krizës serioze humanitare në Ukrainën e tronditur nga konflikti.
Të gjitha palët duhet të sigurojnë qasje të punëtorëve humanitarë dhe të kontribuojnë për paqen në rajon, ka thënë Ati i Shenjtë.
Putini ka thënë se është i kënaqur me bisedimet që ka pasur me papën, si dhe me kryeministrin italian Mateo Renzi.